Agjenti i Lautaro zhgënjen Barcën: I lumtur te Interi
Lautaro Martinez duket se është më larg Barcelonës sesa ka qenë që nga thashethemet për të ardhmen e tij.
Sport
Sulmuesi i Interit është ndjekur nga Barcelona për disa muaj tani dhe ai vetë dihej se ishte i interesuar për idenë e një lëvizje.
Por tani, agjenti i Lautaro ka befasuar duke deklaruar lumturinë e argjentinasit në veri të Italisë, transmeton lajmi.net.
“Ka shumë gjëra në media”, tha Carlos Alberto Yaque për La Figura de la Cancha.
“Lautaro ka edhe tre vjet në kontratën e tij dhe ai është shumë i lumtur atje ku është”.
“Ai do luaj në Ligë e Evropës dhe shpresoj se mund të shkojë deri në fund”. /Lajmi.net/