Agjenti i Lautaro: Zërat për largimin janë më shumë mediale sesa që përkojnë me realitet

Agjenti i Lautaro Martinez ka zbehur shpresat e Barcelonës për transferimin e lojtarit.

Sport

08/08/2020 18:09

Lautaro Martinez tash e disa kohë lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, pas paraqitjeve të mira me Inter.

Lidhur me të gjitha spekulimet që e çojnë Lautaron në ‘Camp Nou’, ka folur edhe Carlos Beto Yaque, agjenti i lojtarit.

“Transferimi i Lautaro është më shumë spektakël medial sesa diçka që përkon me realitet”, ka thënë Yaque, transmeton lajmi.net.

“Lautaro ka tri vite kontratë me Inter dhe është shumë i lumtur aty ku është. Ai ka pasur sezon të mirë, ka Ligën e Evropës për ta luajtur dhe shpresoj se Inter mund të shkojnë deri në fund në atë kompeticion”, ka shtuar agjenti.

Barcelona planifikojnë që të nisin një ofertë për Lautaro, edhe pse shuma e lartë është vështirë e përballueshme për ta. /Lajmi.net/