Kroos zbulon të pathënat në karrierën e tij: Pësova lëndim të rëndë, por gënjeva mjekun e Bayern
Toni Kroos ka zbuluar të pathënat në karrierën e tij të lavdishme, duke treguar se si gënjeu mjekun e Bayern Munich pasi pësoi lëndim të rëndë.
Sport
Kroos, tani me Real Madrid dhe një nga mesfushorët më të respektuar në futbollin modern, pësoi një dëmtim të ligamentit në moshën 18 vjeçare, ndërsa po luante me miqtë e tij, tha ai në emisionin Einfach, Luppen, përcjell lajmi.net.
Mesfushori tani 30-vjeçar zbuloi se, gjatë një vizite në Rostock – ku ai dikur ishte lojtar i akademisë – për të parë miqtë, ai u rrëzua ndërsa luante futboll dhe shqyu një ligament, gjë që e mbajti jashtë veprimit për tre muaj.
Kur u pyet nga mjeku i klubit të Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt se si e kishte pësuar dëmtimin, megjithatë, Kroos pretendoi se u lëndua teksa bënte vrapime në pyll, në vend se të tregonte të vërtetën pasi po luante me shokët e tij.
Kroos zbuloi, duke thënë: “Ju nuk keni dëgjuar asgjë tjetër deri më sot. Sidomos kur doli që ai ishte me të vërtetë ligament i shqyer, nuk dija si ta shpjegoja se ajo ndodhi në futboll. Tani pas kaq shumë kohe, nuk mund të ndëshkohem për këtë”. /Lajmi.net/