“Reali ka gabuar, lojtar si Ronaldo vijnë një herë në 200 vjet”

Emmanuel Adebayor ka pranuar se lojtar si Cristiano Ronaldo vijnë një herë në 200 vjet, me Real Madrid që bëri gabim duke besuar se mund të gjejnë një zëvendësim të portugezit.

Sport

04/08/2020 16:14

‘Los Blancos’ i dhanë lamtumirën golashënuesit më të mirë në histori të klubit në vitin 2018, i cili kaloi te Juventus, në një marrëveshje që ‘shokoi’ të gjithë.

Ronaldo kishte stolisur me yje ‘Santiago Bernabeun’, gjatë qëndrimit të tij nëntë vjeçar, ku fitoi katër herë Ligën e Kampionëve.

“Pa Cristiano Ronaldon, Madrid e di se çfarë kanë humbur, por ndoshta jo atë se çfarë do të mund të fitonin nëse ai do të ishte atje”, ka deklaruar Adebayor për AS, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj, se ndoshta ata kanë menduar se do të marrin një lojtar tjetër si Ronaldo, por lojtarët si ai, vijnë vetëm një herë në 200 vjet”.

Adebayor ka qenë pjesë e Real Madrid si i huazuar, dhe në 14 paraqitje, shënoi pesë gola./Lajmi.net/