Roma spektakolare, fiton me përmbysje në udhëtim kundër kampionëve

Roma e ka mbyllur për mrekulli sezonin në Serie A.

Sport

01/08/2020 22:39

‘Giallorossi’ kanë shënuar fitore 1:3 në ‘Allianz Stadium’ të Juventus, madje duke fituar me përmbysje, shkruan lajmi.net.

Juve kaloi në epërsi qysh pas pesë minutave, duke gjetur golin me anë të Gonzalo Higuain.

Roma reagoi shpejtë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 23’, me anë të kroatit Nikola Kalinic.

Para fundit të pjesës së parë, romakët shënuan edhe një herë, kësaj radhe me anë të Diego Perotti, nga pika e bardhë.

Perotti doli përsëri në skenë në minutën e 52’, për të kompletuar përmbysjen spektakolare.

Me këtë fitore, Roma e mbyll sezonin në pozitën e pestë, me 70 pikë, kurse Juventus si kampion mbetet me 83 pikë. /Lajmi.net/