Juve akoma pas Zaniolo

Juventus vazhdon të interesohet për Nicolo Zaniolo.

Sport

01/08/2020 21:03

Nicolo Zaniolo është lojtari me të ardhmen më të ndritur në futbollin italian aktualisht, me lojtarin që ka regjistruar super paraqitje me fanellën e Romës.

Paraqitjet e mira të Zaniolo kanë bërë që interesimi për të të jetë shumë i lartë.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Juventus është skuadra që në vazhdimësi interesohet për të, transmeton lajmi.net.

Maurizio Sarri dëshiron ta ketë lojtarin në skuadër, për të pasur një mesfushor golshënues.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të bëjë Juventus për të siguruar kartonin e Zaniolo gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/