Kjo BMW M3 shitet për 250 mijë euro dhe është shembull i ruajtjes së përsosmërisë

Ky shembulli i ruajtur përsosmërisht i një prej makinave sportive më me famë të të gjitha kohërave që u prodhua në 1988 dhe mbuloi më pak se 13,000 kilometra.

Auto & Tek

30/07/2020 20:16

Një BMW M3 e ruajtur në mënyrë të përsosur nga Seria E30, prodhuar në vitin 1988, është shfaqur në faqen e internetit të kompanisë amerikane të ankandeve ‘Bring a Trailer’, dhe ka mbuluar më pak se 13,000 kilometra që nga atëherë, transmeton Telegrafi.

Për M3 të kuq, e cila ishte në garazh pas vdekjes së pronarit të parë, u shit nga pronari i ri për 250,000 dollarë, që, të paktën sipas ekspertëve në botën e modeleve të makinave, kjo shumë është mbi të gjitha pritjet.

Megjithëse është i pajisur me spoilerët karakteristikë që BMW instaloi në versionin e mëvonshëm (dhe më të fuqishëm) të M3 Sport Evolution, në këtë rast bëhet fjalë për një model standard motori 2.3 litër me katër cilindra të cilët kanë 200 kuaj fuqi, gjë që është e mjaftueshme për të përshpejtuar nga 0 në 100 km / orë në 6.7 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 235 km / orë.