Përfundon sezoni i Serie A për Miralem Pjanic
Miralem Pjanic nuk do të paraqitet më në Serie A këtë edicion.
Sport
Edicioni i Serie A duket se ka marrë fund për yllin boshnjak të Juventus, Miralem Pjanic.
Pjanic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin italian, meqë ai ka kontratë me skuadrën e Barcelonës.
Mesfushori është përfshirë në listën e 11 lojtarëve që janë të suspenduar për xhiron e fundit në Serie A, përcjell lajmi.net.
Kështu, Pjanic nuk do të jetë i gatshëm për lojën që Juventus e luan në vikend kundër Romës.
Pjanic do të niset drejt ‘Camp Nou’ sapo sezoni i tij me Juventus të marrë fund. /Lajmi.net/