“Dalin” fotografitë e iPhone 12, kështu do të duket

Në pritje të modelit të ri iPhone 12, duket se në internet është shfaqur një “rrjedhje”, e cila na tregon se si duket ekrani i këtij telefoni.

Auto & Tek

28/07/2020 23:02

Këto foto fillimisht u postuan në rrjetin social kinez Weibo, dhe ai sheh që ato janë ripunuar për të fshehur identitetin e personit që i postoi, transmeton Telegrafi.

Më herët kishte informacione se Apple gradualisht do të zvogëlojë madhësinë e iPhone 12.

Në Twitter, përdoruesi Digital Chat Station pretendon se këto janë ekranet e modelit iPhone 12 me një diagonale prej 5.4 inç, i cili do të jetë iPhone më i vogël me një ekran të plotë të deritanishëm – më i vogël edhe se iPhone SE 2.

Ndërsa presim ende më shumë informacione për iPhone 12, ne do të vendosim një pikëpyetje të vogël pranë këtyre fotove.

https://twitter.com/StationChat/status/1287548372316954624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1287548372316954624%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frrjedhin-fotografite-te-duket-keshtu-ekrani-iphone-12%2F