Golat e Benzemas më të rëndësishëm se Messi

Karim Benzema me golat e tij i ka sjellë Real Madridit më shumë pikë se Leo Messi te skuadra e Barcelonës.

Sport

23/07/2020 09:04

Karim Benzema ka qenë një prej futbollistëve kryesorë të Real Madridit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në La Ligë.

Sulmuesi francez ka realizuar gola të rëndësishëm për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane që përmbysi avantazhin e Barcelonës dhe u kurorëzua me titullin e kampionit në Spanjë.

Marca ka nxjerrë një llogaritje interesante që konfirmon rëndësinë e golave të Benzemas te skuadra e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Edhe pse nuk mjaftuan për Pichichi, 21 golat e Benzemas i kanë sjellë ekipit plot 16 pikë, për dallim nga 25 golat e Leo Messit, 11 pikë për Barcelonën. /Lajmi.net/