Bale befason të gjithë me emrin e klubit për sezonin e ri

Gareth Bale duket se nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Sport

21/07/2020 15:09

Gareth Bale ka mbyllur një sezon të vështirë në La Ligë me ekipin e Real Madridit.

Sulmuesi uellsian nuk ka qenë i aktivizuar rregullisht nga trajneri Zinedine Zidane duke bërë që të përfundojë ndeshje të rëndësishme edhe pa u inkuadruar fare në lojë.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Bale prapë planifikon të mbetet në Santiago Bernabeu për sezonin e ri, transmeton lajmi.net.

Bale nuk ka raport të mirë me trajnerin Zidane por megjithatë planifikon ta respektojë kontratën e tij me Los Blancos. /Lajmi.net/