E thotë edhe vet Hazard: Ky është sezoni më i dobët në karrierën time

Eden Hazard ësht në dijeni se ka luajtur sezonin më të dobët në karrierën e tij.

Sport

19/07/2020 12:46

Ylli belg nënshkroi me Real Madrid gjatë verës së kaluar, por gjërat në Madrid nuk ecën si më së miri për të.

Sezoni u pengua  nga shumë lëndime të pësuara, por në fund ai festoi titullin e kampionit në La Liga.

Gjithsesi, në aspektin individual, lojtari vlerëson të ketë luajtur sezonin më të dobët të karrierës së tij.

“Këtë vit, kolektivisht kemi fituar titullin në ligë, por unë kam pasur sezonin më të keq të karrierës sime, në aspektin individual”, ka thënë Hazard, transmeton lajmi.net.

“Viti im i parë këtu mund të konsiderohet i keq”, ishin fjalët e lojtarit.

Lojtari gjatë këtij sezoni ka pësuar dy lëndime të cilat i pamundësuan atij të shfaq gjithë potencialin e tij. /Lajmi.net/