Zidanes nuk i pëlqen barazimi, dëshiron titullin qysh në ndeshjen ndaj Villarreal

Me dy pikë në dy ndeshjet e mbetura Real Madrid mund të sigurojë titullin e La Liga, megjithatë Zinedine Zidane është duke menduar vetëm për të fituar ndeshjen e së enjtes kundër Villarreal.

Sport

15/07/2020 15:48

Francezi u pyet nëse do të regjistroheshin dy barazime në dy ndeshjet e fundit, kundër Villarreal dhe Leganes, por ai shpjegoi se qëllimi i vetëm i tij tani është që të fitojë tre pikë të enjten në mbrëmje.

“Nuk ka të bëjë me atë që unë preferoj apo jo”, tha ai kur u pyet në konferencën e tij për shtyp në lidhje me dy ndeshjet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

“Ne duam të fitojmë ndeshjen e së enjtes, kjo është e gjitha”.

“Ne do të futemi në lojë, ashtu si gjithmonë dhe siç do të bëjë edhe Villarreal. Unë nuk ndjehem ende si kampion”.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, vazhdoi francezi. /Lajmi.net/