Gates: Ilaçet ndaj COVID-19 të shkojnë tek njerëzit që kanë nevojë për to, jo për ata që ofrojnë para

Miliarderi dhe filantropi amerikan Bill Gates, ka bërë thirrje që ilaçet që përdoren për trajtimin e virusit COVID-19 dhe vaksinat të shkojnë për vendet dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë, jo vetëm për ata që ofrojnë shuma të mëdha parash.

Auto & Tek

12/07/2020 17:19

Gates bëri me dije se shpërndarja e ilaçeve në bazë të tregut, do ta zgjaste edhe më shumë pandeminë COVID-19, transmeton lajmi.net./

“Nëse ne i lëmë ilaçet dhe vaksinat të shkojnë te ofertuesi më i madh i çmimit, në vend se të shkojnë te njerëzit dhe vendet ku ka më së shumti nevojë për to, do të kemi pandemi më të gjatë dhe më vdekjeprurëse. Kemi nevojë që udhëheqësit t’i marrin këto vendime të vështira rreth shpërndarjes së bazuar në mënyrë të barabartë, jo vetëm në faktorë të udhëhequr nga tregu”, tha Gates gjatë një video-konference të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, përcjell Telegrafi.

“Një nga mësimet më të mira në luftën ndaj HIV/AIDS është rëndësia e ndërtimit të këtij sistemi të madh dhe të drejtë botëror për shpërndarje në mënyrë që ilaçet të arrijnë te secili”, shtoi tutje miliarderi..

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka premtuar një total prej 250 milionë dollarësh drejt gjetjes së një ilaçi apo vaksine kundër koronavirusit. /Lajmi.net/