Juventus transferon një super sulmues

Juventus i janë drejtuar agjentit të Alexandre Lacazette, për të diskutuar një veprim të mundshëm veror.

Sport

09/07/2020 09:12

‘Zonja e Vjetër’ do të ndërhyjë në tregun e transferimeve për të sjellë një emër të njohur në fazën e sulmit.

Calciomercato raporton se kampionët e Serie A janë të interesuar për francezin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, përcjell lajmi.net.

Juventus kanë qenë të lidhur edhe me sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

Por, me bisedimet e vështira me Napolin, mund të bëjë që Juventus të veprojë tek alternativa e tyre, Lacazette.

29 vjeçari Laccazette është pjesë e Arsenal që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Lyon./Lajmi.net/