Ylli i Realit izolohet në shtëpi, pati kontakte me mikun e tij të infektuar me COVID-19
Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, është izoluar në shtëpi si një masa paraprake, pasi ka pasur kontakte me një mik të tij, që ka dal pozitiv në COVID-19.
Sport
Reprezentuesi serb vazhdon të shkakojë telashe te Real Madrid.
Pasi theu rregullat e karantinimit në muajin mars, ai tani rrezikon të infektojë të gjithë lojtarët e Real Madrid me koronavirus.
Mediet në Spanjë raportojnë se Jovic ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me një mik të tij i cili ishte infektuar me COVID-19, dhe Real Madrid ka urdhëruar izolimin e tij në shtëpi, si një masë paraprake.
22 vjeçari ka testuar negativ në provën e parë, dhe po pret një test tjetër.
Nëse ai do të testohet sërish negativ, ai do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ndoshta javën tjetër./Lajmi.net/