Klopp thyen heshtjen, flet për thashethemet rreth Thiago Alcantara

Jurgen Klopp ka pranuar se ai mendon se Thiago Alcantara është një lojtar "vërtet i mirë" - por qeshi me pytjen në lidhje me transferimin e mundshëm të mesfushorit në Liverpool.

Sport

05/07/2020 22:12

Ylli i Bayern Munich Thiago është lidhur shumë me një transferim në ‘Anfield’ kur pritet të nis merkato.

Spanjolli është jashtë kontratës në fund të sezonit tjetër, që do të thotë se Bayern ka dëshirë të fitojë para nga shitja e tij këtë vit, përcjell lajmi.net.

Shefi i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge këtë fundjavë vec dha sinjale se ai dëshiron një aventurë të re.

Por në pytjen rreth Thiago, Klopp u përgjigj: “A do të habiteshit nëse nuk do të përgjigjesha? Unë kurrë nuk i përgjigjem këtij lloji të pytjes”.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i mirë mua më pëlqen shumë por më pëlqejnë edhe shumë të tjerë. Kjo është gjithçka që duhet të them për të”. /Lajmi.net/