Shqiponja e bartë me kthetra peshkaqenin, pushuesit në plazh shikojnë të habitur
Një video amatore e filmuar në një plazh në Karolinën e Jugut është bërë virale në internet, për shkak të pazakonshmërisë së saj.
Fun
Krejt kjo për shkak të një lloji të veçantë të shqiponjës, që me kthetra kapi peshkaqenin nga uji dhe e barti në ajër, transmeton lajmi.net.
Ky moment nuk i shpëtoi as pushuesve në plazh që shikonin me habi, të cilët filluan ta incizonin.
Videoja është filmuar në plazhin Myrtle ku shihet se si shqiponja e bartë me kthetra peshkaqenin.
Ndiqini pamjet e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/