Hoti dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore diskutojnë për masat e reja kundër COVID-19
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka filluar të mbajë takimin me krerët e institucioneve shëndetësore të vendit ku pritet të diskutohet për situatën e tanishme me Covid-19 në vend.
Lajme
Ky takim ndërmjet Hotit dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore, vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.
Mediat janë ftuar të marrin vetëm pamje kur të hyjnë pjesëmarrësit dhe më pas për ato çfarë është vendosur do të dalin të flasin në konferencë.
Pas këtij takimi do të jepen detaje lidhje me vdekjet e fundit.
Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. /Lajmi.net/