Barca nuk do të paguajë 111 milionë euro për Lautaro Martinez

Transferimi i Lautaro Martinez te Barcelona mund të dështojë.

Sport

05/07/2020 11:30

Barcelona nuk janë gati të paguajnë klauzolën e yllit argjentinas të Inter, Lautaro Martinez.

Tash e disa kohë, Lautaro lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, por çmimi i tij po del të jetë i lartë për katalanët.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona nuk synon të paguajë 111 milionë eurot e klauzolës së Lautaro, transmeton lajmi.net.

Klauzola e tij skadon të martën, por Barca kanë besimin se mund të arrijnë një marrëveshje tjetër.

Katalanët planifikojnë të negociojnë me Inter sapo Serie A të përfundojë, dhe ndoshta në gusht të arrijnë marrëveshje.

Oferta me para + lojtarë është në mesin e opsioneve për Barcelonën, në tentimin për të siguruar kartonin e Lautaro. /Lajmi.net/