Ditë aktive për Juventus – anash Arthur, testet mjekësore kryen edhe lojtari i Man City

Juventus ka ‘vjedhur’ një talent nga duart e Manchester City.

Sport

28/06/2020 10:01

Skuadra dhe tifozët e Juventus do të kenë sot një ditë të mirë, pasi dy lojtarë do të kryejnë testet mjekëosre me skuadrën.

Arthur Melo i Barcelonës është lojtari i cili ka zënë mediet evropiane me udhëtimin e tij drejt Torinos, ku sot pritet të kryej testet mjekësore.

Por, ky nuk do të jetë lojtari i vetëm që viziton Jmedical. Bëhet fjalë edhe për lojtarin që i takon skuadrës së Manchester City, Felix Correia.

19 vjeçari kaloi te gjigantët e Premierligës gjatë verës së kaluar, nga Sporting Lisbona, por nuk gjeti hapësirat e duhura.

Ai luajti si i huazuar në Holandë, me skuadrën e AZ Alkmaar. Tashmë, lojtari ka pëlqimin e Juventus dhe sot pritet të kryej testet mjekësore.

Ndërkohë, për Arthur thuhet se aktualisht është duke bërë testet (10:00)./Lajmi.net/