Oferta e Bayernit për Sanen e ulët, gjermani mbetet te City edhe një vit

Bayern Munich duhet të presë deri në vitin tjetër për të nënshkruar me Leroy Sane nga Manchester City.

Sport

27/06/2020 09:16

Sipas Sport1, gjigantët gjerman nuk janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Manchester City, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola ka konfirmuar së fundi që reprezentuesi gjerman nuk do të nënshkruajë kontratë të re, dhe do të largohet nga klubi këtë verë ose në vitin 2021, kur përfundon kontrata e tiuj.

Bayern Munich ka kohë që është vënë pas ish yllit të Schalke, dhe shpreson të arrijë marrëveshje para fillimit të sezonit të ri, por janë të gatshëm të shpenzojnë vetëm 40 milionë euro.

City janë duke kërkuar më shumë për 24 vjeçarin, dhe duken të vendosur ta mbajnë atë edhe për një sezon./Lajmi.net/