Chelsea fiton derbin me Man City – gëzimi i takon palës së tretë, Liverpool

Chelsea ka mposhtur skuadrën e Manchester City.

Sport

25/06/2020 23:13

Kryendeshja e xhiros së 31-të në Premierligë, ndërmjet Chelsea dhe Manchester City, i ka takuar skuadrës vendase, shkruan lajmi.net.

Me fitoren 2:1 kundër City, Chelsea i ka bërë një dhuratë të madhe skuadrës së Liverpool, duke ia siguruar titullin e kampionit edhe matematikisht.

‘Blutë’ kaluan të parët në epërsi në këtë takim, pas një solo-aksioni të Christian Pulisic në minutën e 36’.

Rezultati u barazua në minutën e 55’, kur me një goditje maestrale nga gjuajtja e lirë, De Bruyne balancoi çdo gjë.

Fitoren e Chelsea dhe titullin e kampionit për Liverpool e vulosi Willian, i cili në minutën e 78’ e konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favor të Chelsea.

Man City e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq, kur shkaktoi penalltinë.

Kështu, City numëron 63 pikë për pozitën e dytë, kurse Chelsea shkon në 54 pikë për pozitën numër 4. /Lajmi.net/