PSG pas Kubo Takefusa
Paris Saint Germain po gjurmon Messin aziatik.
Sport
Skuadra e Paris Saint Germain po synon transferimin e ish lojtarit të akademisë së Barcelonës, kartonin e të cilit tashmë e mban Real Madrid.
‘AS’ raporton se PSG është rreshtuar për një lëvizje drejt Real Madrid, për Kubo Takefusa, transmeton lajmi.net.
19 vjeçari japonez dhe ish anëtari i akademisë së Barcës luan aktualisht si i huazuar te Mallorca dhe ka 27 paraqitje në La Liga këtë sezon.
PSG provoi të nënshkruante me të gjatë verës së kaluar, por ai zgjodhi Real Madridin.
Gjiganti francez nuk është dorëzuar. Ata janë në mesin e 30 skuadrave që interesohen për lojtarin, por Real Madrid vështirë se do ta shes aziatikun. /Lajmi.net/