Vdes punëtori i Postës i prekur me koronavirus

Ka vdekur një punëtor i Postës, i cili ishte i prekur me koronavirus.

Lajme

24/06/2020 11:45

Lajmi është bërë  i ditur nga sindikata e Punëtorëve të Postës, shkruan lajmi.net.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi.

Ne keto momente te pikellimit, Sindikata e Punetorve te Postes se Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Cakaj, miqve e kolegve te tij, dhe te gjithe punetorve te Postes.

Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetem për familjen, por edhe per Posten e Kosoves.

Puna dhe angazhimi i tij ne Poste mbesin shembull per te gjithe ne.

Kujtimi per bacen Xheme do te jetoje perhere!. /Lajmi.net/