Todibo nuk vazhdon me Schalke, Inter i bashkohet garës për të

Jean Clair Todibo nuk do të vazhdojë aventurën me Schalke 04.

Sport

19/06/2020 16:23

Qendërmbrojtësi francez ka kontratë edhe tri vite me skuadrën e Barcelonës dhe këtë sezon luajti në huzaim në Bundesliga.

Lojtari ka pasur paraqitje të mira me Schlake, por duket se skuadra nuk mund të sigurojë kartonin e tij, dhe lojtari do të kthehet te katalanët.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, në garë për lojtarin tashmë është futur edhe skuadra e Inter, transmeton lajmi.net.

Kartoni i lojtarit ka vlerën 25 milionë euro dhe ‘Zikaltrit’ nuk pritet ta kenë problem këtë shifër.

Todibo kaloi te Barca vitin e kaluar por ai nuk ka arritur të bind trajnerët për një vend në formacionin A të skuadrës. /Lajmi.net/