Sistemi i ri për nxjerrjen e gazrave, i mundëson Volswagen Golf R të lëshojë tingull të mahnitshëm
Tingulli që lëshon e bën të duket sikur është një makinë shumë e zëmëruar, ndërsa po përpiqet të fitojë në ndonjë garë
Auto & Tek
Volswagen Golf R është një makinë që e ka dëshmuar me kohë, se është një makinë sportive dhe me klasë, ndërsa ofron edhe kapacitet të lartë, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2000, ku u lansuar versioni Mk4 R32, u pa që kjo makinë mund të jetë edhe shumë më atraktive dhe e ashtuquajtur si e nxehtë, duke u krahasuar me modelet më të mira që shihen në rrugë.
Brenda Golf R është motori me 3.2 litra VR6 apo R32, ndërsa prodhon 300 kuaj fuqi. Pa pasur parasysh kapacitetin e motorit, tingulli që lëshon makina bazohet në sistemin për nxjerrjen e gazrave.
Kjo ishte shënjestra e Borla Performace, që është e specializuar në përpunimin e këtyre sistemeve, ndërsa ka punuar në një format, që është vendosur në këtë Volkswagen.
Vendosja e sistemit të ri në Volkswagen Golf R, ka bërë që të lëshojë një tingull të mahnitshëm, të cilin pritet ta kenë edhe makinat e reja që do të lansohen.