Twitter synon të kufizojë ndarjen e artikujve të pa lexuar nga përdoruesit

'Twitter'-i po përpiqet t'i ndalojë njerëzit që të shpërndajnë artikujt që nuk i kanë lexuar, eksperiment ky nga e cila firma tenton të "promovojë diskutim informues" në rrjetet sociale.

Auto & Tek

11/06/2020 16:36

Iniciativa është nxitur nga disa përdorues me sistem operativ ‘Android’. Sipas testimit, ‘Twitter’ do pyes paraprakisht njerëzit nëse ata me të vërtetë dëshirojnë të bëjnë ‘retweet’ ndonjë artikull në të cilin nuk kanë klikuar, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

“Të shpërndarit një artikull nxit diskutim, kështu që përpara se ta shpërndani ne ua rekomandojmë ta lexoni atë”, tha gjiganti i rrjeteve sociale në një deklaratë.

“Për të nxitur diskutim të informuar, ne jemi duke e testuar këtë formë të rë në pajisjet e Android”, shtuan tutje zyrtarë të ‘Twitter’.

Fenomeni i përdoruesve që ndajnë artikuj, pa i lexuar ato, nuk është i ri. Një studim i vitit 2016 nga shkencëtarët kompjuterik në Universitetin Columbia dhe Microsoft zbuloi se 59% e linkave të postuar në Twitter nuk klikohen paraprakisht.

Në maj, kompania filloi të eksperimentonte duke u kërkuar përdoruesve të “rishikojnë” përgjigjet e tyre nëse do të dërgonin cicërima me “gjuhë denigruese” tek njerëzit e tjerë. /Lajmi.net/