A mundet grupi i gjakut të ju mbrojë nga COVID-19?

Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë më pak gjasa që të testojnë pozitiv me COVID-19.

Lifestyle

10/06/2020 15:25

Të keni grupin e gjakut 0 ndoshta shpëtoni nga COVID-19, zbulon një studim i fundit, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Zbulimet janë të testuara gjenetikisht dhe zbuluan që personat që kanë grupin e gjakut 0 kanë mundësi të shpëtojnë nga infeksioni me virusin COVID-19.

A new study found that people with type O blood were between 9% and 18% less likely than those with other blood types to test positive for coronavirus (pictured)

Ata të cilët e kanë këtë grup të gjakut dhe janë ekspozuar tek personat e infektuar, kishin mundësi që të kontaktojnë me virusin vetëm 26%.

Ekipi testoi 750 mijë pacientë, duke përfshirë edhe 10 mijë që kishin COVID-19. Ata që kanë grupin e gjakut 0 kishin mundësi të infektohen vetëm prej 9 deri në 18%, për dallim me grupet tjera që kanë mundësi më të mëdha të infektohen me virus.

Those with O-type blood who had been exposed to the virus were between 13% and 26% less likely to test positive (pictured)

Njerëzit me gjak të tipit O që ishin ekspozuar ndaj virusit, siç janë punonjësit e shëndetit, ishin midis 13 dhe 26% më pak të ngjarë të testonin pozitivisht. Në mesin e të ekspozuarve, 3.2% me gjak tipi O janë testuar pozitivë në krahasim me 3.9% të personave me gjak tip A, 4% me gjak tip B dhe 4.1% me gjak tip AB.

Zbulimet me të cilat studiuesit akoma po merren, tregojnë që rol të rëndësishëm luajnë edhe disa faktorë tjerë si mosha, gjinia, masa trupore dhe gjendja shëndetësore. /Lajmi.net/