Stine nis xhirimet e videoklipit të ri
Stine është duke përgatitur këngën e re.
ShowBiz
Stine ka nisur xhirimet për videoklipin e ri, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt për fansat e tij, shkruan lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur vet Stine përmes një postimi në Instagram, ku pak ditë pasi publikoi këngën e re solli pamje nga shesh-xhirimi për klipin tjetër.
Ai nuk preferoi të japë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, por përmes fotos la të kuptohet se kënga është duke u ‘gatuar’.
Kujtojmë se “Perfeksion” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stine, këngë e cila erdhi në bashkëpunim me Johny Doctor dhe Beratin. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CA6EVfmqQgA/