Vdekja e dy punëtorëve në minierë, reagon Avdullah Hoti
I mandatuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës.
Lajme
Hoti ka shkruar në Facebook se një inxhinier dhe një xehtar u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.
Postimi i plotë:
Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.
Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve!
Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn!
Zoti i bekoftë familjet e tyre! /Lajmi.net/