Analisti nga Amerika ‘godet’ Kurtin dhe Osmanin: Mjaft me populizëm!
Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe mbështetjes që i ka dhënë Vjosa Osmani.
Lajme
Ai ka sfiduar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe siç thotë ai, “të mos shesin kopalla populiste”, ka shkruar ai.
Lushi më tej ka shkruar se si mund ta bëjnë këtë.
“Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” ka shkruar Lushi.
Ai u ka bërë thirrje Osmanit dhe Kurti që mos të shesin pallavra populiste.
Postimi i plotë i Lushit, pa ndërhyrje:
I sfidoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste.
Si?
Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Përndryshe mos na shitni pallavra populliste demek patriotike, të cilat këmbë e krye janë popullizëm i gërditshëm dhe për mendje naive.
Urdhëroni bëni vepra! Mjaft me popullizëm!. /Lajmi.net/