Raikkonen pranon një dhuratë speciale nga Ferrari
Kimi Raikkonen ka pranuar një dhuratë speciale nga ish skuadra e tij.
Sport
Ish punëdhënësit e Raikkonen janë kujdesur që t’i bëjnë ish pilotit një super dhuratë, me një domethënie të madhe për të.
Skuadra e Ferrari i ka dhuruar Raikkonenit formulën me të cilën kishte fituar Grand Prixin e SHBA-ve, në vitin 2018, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për SF71H, e cila e bënte të pakapshëm Kimin në pistën e SHBA-ve, por jo vetëm.
Raikkonen triumfonte në Amerikë pak javë para se të publikoheshin lajmet se ai do të zëvendësohet nga Charles Leclerc.
Kimi ka njoftuar për këtë dhuratë përmes Instagram, kurse reagimi nuk mungoi as nga Ferrari. /Lajmi.net/
We hope you enjoy it, Kimi 😎#essereFerrari 🔴 pic.twitter.com/1RReEHvZ6I
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) May 29, 2020