Itali, 70 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Italia po mbyll një javë të rëndësishme ku sipas komitetit tekniko-shkencor është vendimtarë në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.

Bota
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19, shkruan lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33 142 e i të infektuarve më 231 732.
Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 47 986.
Në strukturat spitalore po kurohen aktualisht 7 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 489. /Lajmi.net/