Juventus kërkon De Jongun në marrëveshjen e shkëmbimit me Pjanic

Me Arthur Melon që nuk pranoi të largohej nga Barcelona, Juventus ka kërkuar që Frenkie de Jong të përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me Miralem Pjanic.

Sport

28/05/2020 07:49

Burime të shumta kanë bërë me dije se Arthur nuk ka pranuar asnjë largim nga Camp Nou, duke prishur planet për një shkëmbim të planifikuar me yllin boshnjak të Juventusit.

Të dy klubet dhe Pjanic kanë arritur marrëveshje, por janë duke u përpjekur të gjejnë një emër alternativë që mund të bëjë kalimin drejt Torinos.

Sipas RMC Sport, një nga pretendentët është ish mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong, përcjell lajmi.net.

Te Juventus, De Jong do të ishte në gjendje të bashkohej me ish bashkëlojtarin e tij, Matthijs de Ligt.

Sidoqoftë, De Jong i kushtoi 75 milionë euro Barcelonës vetëm një vit më parë, dhe katalanët nuk do të pranonin largimin e tij kaq verë./Lajmi.net/