Vogëlushi muskuloz që ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve në Instagram

Një vogëlush gjashtë vjeçar iranian që më herët mahniti botën me aftësitë e tij të jashtëzakonshme të futbollit dhe gjimnastikës, tani i ka mahnitur ndjekësit me fizikun e tij.

Fun

27/05/2020 21:44

Arat Hosseini është stërvitur që në moshë të re nga babai i tij, i cili poston imazhe të të birit në faqen e tij në Instagram, shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.

Gjashtë vjeçari është fotografi duke treguar muskujt e barkut dhe bicepsin e tonifikuar, të cilat janë jashtëzakonisht të rralla tek dikush i moshës së tij.

Lindur në Iran, Arat tani jeton në Liverpool, kështu që ai mund të stërvitet me akademinë e klubit futbollistik të Premier Ligës, Liverpool FC.

Fotografitë kanë marrë vëmendjen e më shumë se katër milionë ndjekësve në Instagram, duke u bërë kështu 6-vjeçari më i fortë në botë.

Ai mësohet se stërvitet shumë sepse dëshiron të duket si idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht luan për Juventusin në Itali. /Lajmi.net/