Arrestohet pëllumbi në Indi sepse ishte spiun nga Pakistani
Një pëllumb është arrestuar nga policia në Indi pasi që është akuzuar që po spiunonte për Pakistanin.
Fun
Spiuni u zbulua nga Greet Devi që jeton në Kathua, pasi që pëllumbi ra në shtëpinë e saj me 24 maj. Pëllumbi mbante një unazë në këmbën e tij e cila kishte një numër në të, transmeton lajmi.net.

Pëllumbi ishte kapur nga lokalët afër kufirit Indi-Pakistan. Pëllumbi do të qëndrojë në polici deri sa të kryhen hetimet.
Kjo nuk është hera e parë që gjendet një pëllumb duke spiunuar në mes Indisë dhe Pakistanit, shkruan Daily Mail. Në vitin 2015 një tjetër pëllumb ishte zbuluar në fshatin Manwal, pak më larg kufirit.
Kishte mesazhin ‘Tehsil Shakargarh, district Narowal’ dhe një numër në të. /Lajmi.net/