Mark Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në SHBA

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka dalë përpara Warren Buffett, duke u bërë njeriu i tretë më i pasur i Amerikës.

Fun

26/05/2020 23:41

Shefi ekzekutiv ka arritur vleron prej 80 miliardë dollarë sh- nga 54.7 miliardë dollarë – pasi aksionet e gjigantit të mediave sociale u rritën  përreth 48 përqind prej muajit mars deri në maj, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo e vë atë përpara miliarderit Warren Buffet, të cilit i është rritur vlera neto për 0.8 përqind, sipas një raporti të lëshuar javën e kaluar.

Buffett gjithashtu iu dha organizatave bamirëse 15 miliardë dollarë gjarë periudhave 2014-2018; Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan dhanë një miliard dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në vend, pasi vlera e tij neto kërceu nga 113 miliardë në 147.6 miliardë dollarë.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates e mban vendin e dytë. /Lajmi.net/