Pamje të rënda: Polici ia vendos gjunjtë personit me ngjyrë deri sa të vdes

Një polic në Minneapolist të SHBA-ve është incizuar duke ia vendosur gjunjtë në fyt një personi me ngjyrë, gjë që ia vështirëson frymëmarrjen dhe e çon deri tek vdekja.

Fun

26/05/2020 23:27

Pamjet janë publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, më saktësisht nga një grup i quajtur “Gangsta Times’, të cilat cenzorohen për shkak të përmbajtjes së rëndë.

Në videon dhjetë minutëshe, dëgjohet duke kërkuar mëshirë personi të cilin e kanë në cak policia, e që është i shtrirë poshtë një veture.

Përkundër thirrjeve të, tashmë të ndjerit, e të njerëzve dëshmitarë të ngjarjes që t’ia lirojë frymën, polici vazhdon t’ia mbajë gjunjtë në fyt.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, personi me ngjyrë ndërron jetë.

Kujdes: Pamjet janë shqetësuese dhe nuk preferohen për personat mbi moshën 18 vjeçare.

Klikoni këtu për të parë videon. /Lajmi.net/