Prodhimi i maskave në shtëpi mund të ndalojë transmetimin e koronavirusit

Maskat e përbëra prej materialeve të ndryshme që përdoren për prodhimin e rrobave mund të parandalojnë përhapjen e COVID-19 duke bllokuar deri në 99 përqind të grimcave, sipas shkencëtarëve që analizuan një shekull studimesh për maskat.

Fun

26/05/2020 20:26

Studiuesit kanadezë raportojnë se maskat në kushte të shtëpie, veçanërisht ato me disa shtresa pambuku, bllokojnë viruset e bartura përmes grimcave mikroskopike në ajër, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Shtresat e rrobave zvogëlojnë grimcat infektive, të emetuara nga përdoruesi përmes kollës dhe teshtitjes, nga udhëtimi nëpër ajër dhe vendosja në sipërfaqe, thonë ata.

Megjithëse asnjë provë e drejtpërdrejtë nuk tregon që maskat zvogëlojnë transmetimin e vetë virusit, provat ‘bindëse’ sugjerojnë se ato zvogëlojnë përthithjen e ajrit të kontaminuar.

Disa kombinime të materialeve të rroba, të tilla si pambuku-flannel-i, bllokojnë më shumë se 90 përqind të grimcave, raportohet tutje, ndërsa një maskë me trishtresa mund të zvogëlojë transmetimin në ajër të mikroorganizmave dhe ndotjen sipërfaqësore deri në 99 përqind. /Lajmi.net/