Tyson po bëhet gati, në ring e pret ish-kampioni i UFC
Mike Tyson po bëhet gati për t'u rikthyer në ring, dhe duket se atë do ta shohim në një meç bamirësie.
Sport
Ekzistojnë shumë spekulime që Tyson do të luftojë me Evander Holyfield. Të dy boksierët janë duke u stërvitur shumë për momentin, gjë që ka bërë të mendohet një meç mes tyre.
Por nuk përjashtohet mundësia që kundërshtar i Tyson të jetë ish luftëtari i MMA dhe kampioni i UFC, Victor Belfort, i cili ka postuar një video të Tyson në llogarinë e tij në Instagram.
“Kampioni më i ri i boksit me kampionin më të ri të UFC”, ka shkruar Belfort, përcjell lajmi.net.
“Mike ishte frymëzimi im për t’u bërë mbret dhe garuesi me më shumë nokaute në historinë e UFC”, ka shtuar ai./Lajmi.net/