Vëllezërit lejojnë merimangën që t’i kafshojë për t’u kthyer në ‘Spider-Man’, përfundojnë në spital
Tre vëllezër në Bolivi u shtruan në spital pasi lejuan që një merimangë e Zezë t’i kafshojë ata sepse ata donin të ktheheshin në personazhin super-hero të produksionit 'Marvel', Spider-Man.
Fun
Djemtë, të moshës 8, 10 dhe 12 vjeç, ishin duke ruajtur dhitë në rajonin e Chayanta, Bolivi, kur takuan merimangën, shkruan Daily Mail, përcjell lajmi.net.
Duke shpresuar të shndërroheshin në heroin e tyre të librave komik, ata iu afruan merimangës së zezë dhe e vendosën në shkop, derisa ajo kafshonte secilin prej tyre, tha shefi i epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit Bolivian, Virgilio Pietro, për mediumin lokal Telemundo.
Djemtë filluan të përjetonin simptoma brenda disa minutave, e më pas nëna e tyre i dërgoi ata në një qendër lokale shëndetësore.
Të nesërmen ata u transferuan në Spitalin e Fëmijëve në La Paz, ku u pranuan me ethe, dridhje, djersitje dhe dhimbje muskulore, tha Pietro.
Djemtë u trajtuan me sukses në spital dhe ishin në gjendje të liroheshin një javë më vonë. /Lajmi.net/