Ndeshja që dyshohet se shkaktoi vdekjen e 41 personave në Spanjë
Vendimi i diskutueshëm për të lejuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Liverpool dhe Atletico Madrid më 11 mars mund të ketë çuar në 41 vdekje të lidhura me koronavirusin, njoftuan sot media britanike.
Sport
Sunday Times raportoi se ardhja e rreth 3 mijë tifozëve të Atletico në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi përhapjen e infeksionit në zonën e Liverpoolit.
Në fillim të marsit, sipas të dhënave të disa institucioneve të larta, Spanja kishte rreth 640 mijë raste të infeksionit, ndërsa në Britani numri ishte rreth 100 mijë.
Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) u kritikua ashpër për vendimin për të mos anuluar lojën ose për të luajtur para stendave boshe, me gjithë duelin mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund që po luhej pa një audiencë atë mbrëmje në Paris.
Një ditë më vonë, kampionati spanjoll i futbollit u pezullua përkohësisht për dy javë, dhe pastaj në kohë të pacaktuar. Sipas kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, La Liga mund të vazhdojë më 8 qershor, dhe data e saktë pritet javën e ardhshme. Premier Liga e Anglisë nuk ka caktuar ende një datë për vazhdimin e garave. Pritet që trajnimet normale të vazhdojnë vetëm në mes të qershorit.