Ky është trëndafili i rrallë që ndriçon kopshtin tuaj

Ky trëndafil ka dy ngjyra, të kuqe dhe të bardhë gjë që ndriçon kopshtin tuaj.

Fun

21/05/2020 14:56

Bota është shtëpia e miliona luleve të ndryshme, të gjitha nga to janë të bukura për syrin e njeriut dhe kanë një pamje unike me ngjyra karakteristike, transmeton lajmi.net.

Akoma, trëndafilat janë ndër lulet që e mbajnë frontin e tyre dhe me sa duket do ta kenë përgjithmonë.

Siç duket trëndafilat nuk mund të krahasohen me asnjë lule në botë. Ato shpërndajnë pozitivitet dhe dashuri, dhe janë simbol i elegancës dhe bukurisë. Janë tradicionale dhe janë një zgjidhje perfekte për dike special.

Trëndafilat mund të jenë 150 specie, dhe ati vijnë në të gjitha format dhe ngjyrat me simbole të ndryshme që shprehin emocione të ndryshme si: gëzim, dashuri, romancë, admirim, pafajësi, pasion, pastërti, hidhërim dhe shoqëri.

Gjithashtu janë të shpeshta edhe kombinimet e ngjyrave që përmbajnë trëndafilat. Një ndër më të mirat dhe më të njohurat është trëndafili Osiria.

Ky trëndafil i mahnitshëm është krijuar në vitin 1978 nga Kordes Roses, një krijues gjerman i trëndafilave, dhe e prezantoi në Francë  nga Willemse Francë si Osiria. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B9cCOF7nkvX/?utm_source=ig_embed