Lautaro drejt transferimit te Barcelona, ja çfarë ka bërë Messi

Lionel Messi ka telefonuar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, dhe e dëshiron atë te Barcelona pretendon presidenti i të rinjve të Racing, Adrian Ruben Fernandez, me lëvizjen te Barcelona që tashmë e konsideron të kryer.

Sport

19/05/2020 16:12

Ylli i Interit është shfaqur si një objektiv i madh i Interit.

Lautaro Martinez ka klauzolë prej 111 milionë eurove në kontratën e tij, e cila aktivizohet nga 11 korriku.

“Messi e thirri atë dhe e dëshiron në skuadrën e tij, nuk kam asnjë dyshim”, ka deklaruar Fernandez, përcjell lajmi.net.

“Për këtë arsye, marrëveshja për nënshkrimin e tij është pothuasje e kryer”.

“Unë e di se gjërat do të shkojnë mirë në Barcelonë dhe se Lautaro do të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për Suarez. Ai është një trashëgimtar ideal”.

“Falë Barcës ai do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe si njeri”./Lajmi.net/