3 qenë bllokojnë trafikun që të shpëtojnë shokun e tyre që kishte mbetur në rrugë
3 qenë e bllokojnë trafikun pasi njëri nga ta ishte goditur nga një veturë.
Fun
Gjithmonë ka një arsye pse qentë janë shokë të mire. Këto krijesa të mira japin dashuri të pastër , pasion, efektivitet dhe sinqeritet, transmeton lajmi.net.
Humbja e një shokut është një ndjenjë e tmerrshme. Këta katër shokë duket se janë shumë emocional dhe të lidhur më njëri tjetrin.
Qentë ekspozojnë një ndjeshmëri të thellë, disa nga qentë shprehin një ndryshim në personalitet dhe bëhen dominues.

Një video e tre qenve në mes të rrugës, në Kinë tregon se si ata bllokojnë rrugën që të mos kalojnë veturat sepse shoku i tyre i shtrirë në tokë ishte goditur nga një veturë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizë.
Qentë bllokuan trafikun dhe shoferët duhej të vozisnin anash rrugës. Edhe pse ata mundoheshin të bllokonin rrugën nuk arritën të bëjnë asgjë që të shpëtojnë shokun e tyre.
Siç duket qentë nuk e kishin kuptuar që shoku i tyre tashmë kishte vdekur sepse dukej që ata po prisnin që ati të zgjohej dhe ti bashkohej skuadrës. /Lajmi.net/
