Pinguinët vizituan muzeun e arteve i cili është i mbyllur gjatë pandemisë
Para izolimit, njerëzit kishin mundësi që të shikonin artet e famshme, por pasi të gjithë po qëndrojnë në shtëpi, muzetë janë të zbrazët.
Fun
Kështu një muze në Missouri, mirëpriti disa vizitorë të pa zakontë, transmeto lajmi.net.
Tre pinguin nga kopshti zoologjik erdhën që të shohin veprat e artit ne Muzeun e Arteve Nelson-Atkins, javën e kaluar.

Drejtori i muzeut Julian Zugazagoitia, tha : “Ne mirëpritëm kolegët tanë nga kopshti zoologjik dhe ata sollën disa shokë special. Ne pamë se si ata reaguan kurë panë veprat e artit”.
Ata me të vërtetë e shijuan artin , tha drejtori. Ne ishim të gëzuar që na vizituan pinguinët, shtoi ai.
Muzeu dhe kopshti zoologjik, në fillim u siguruan që gjithçka ishte në rregull dhe e sigurtë për pinguinët. /Lajmi.net/
![]()