Terroristi maroken planifikoi të sulmonte me eksploziv futbollistët e Barcës dhe Realit
Një terrorist planifikoi i vetëm të sulmonte stadiumin 'Camp Nou', në kohën kur u zhvillua ndeshja mes Barcelonës - Real Madrid me një dronë që mbante eksploziv.
Sport
Këtë veprim e ka pranuar vet 33 vjeçari nga Maroko, gjatë kohës së hetimeve në polici.
E përditshmja me seli në Barcelonë, El Periodico, e cila publikoi më shumë detaje rreth planit të tij vazhdoi më tej – duke treguar edhe planin B e që dukej më i mundur sipas tyre, përcjell lajmi.net .
Burime policore të cituara nga gazeta thanë që ata po punonin në teorinë se ai po planifikonte të përdorte një thikë në një “sulm të menjëhershëm” ndaj njerëzve që ishin në radhë të ushqimit jashtë një supermarketi.
Duke iu referuar këtyre burimeve, marokeni ka thënë nga burgu se ”nuk ka frikë të vdesë” pavarësisht se e di që do të ndodhë një gjë e tillë nga islamistët ekstrem që e punësuan. /Lajmi.net/