Ky dem i la 800 shtëpi pa energji elektrike

Rreth 800 shtëpi kanë mbetur pa rrymë në Skoci gjatë bllokimit të koronavirusit, pasi demi fërkoi shpinën ndaj një shtylle elektrike.

Fun

18/05/2020 19:37

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, demi katër vjeçar thuhet se po përpiqej të lehtësonte një kruajtje kur rrëzoi një gjenerator nga një shteg telegrafi në fermën e tij në qytetin Chapelton.

Megithëse ai shpëtoi nga një tronditje prej 11,000 volt nga kabllot, veprimi i demit i la tre fshatra pa energji elektrike.

Pronari i tij kërkoi falje në Facebook për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke thënë se demin e shqetësonte një kruajtje, kështu që e fërkoi shtyllën e energjisë elektrike dhe e rrëzoi kutinë e transformatorit.