Barcelona e do Skriniarin, Rafinha e Umtiti mund të përfshihen në ofertën e katalanëve

Barcelona do të synojë edhe një tjetër lojtar të Inter, anasht Lautaro Martinez.

Sport

18/05/2020 13:16

Katalanët po synojnë të përforcohen edhe për repartin e mbrojtjes, dhe në radarin e tyre thuhet të jetë Milan Skriniar.

Pandemia Covid-19 ka bërë që skuadrat të përballen me kriza ekonomike, kështu që Barca po planifikon të kryej marrëveshje me shkëmbim.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona mund të ofrojë Rafinha Alcantara dhe Samuel Umtiti, për kartonin e mbrojtësit sllovak, transmeton lajmi.net.

Skriniar është 25 vjeç dhe do të ishte një siguri e madhe për mbrojtjen katalane, edhe për vitet e ardhshme.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Manchester City. /Lajmi.net/